Lajme

Mushkolaj: Jep arsyet pse i duhet PDK-së koalicioni

Autori: Gazeta inFokus 17:56 | 12 October 2020

Analisti Imer Mushkolaj ka qenë i ftuar në emisionin Frontal në T7, ku ka folur rreth aktualitetit politik në vend. Mushkolaj tha se Partia Demokratike e Kosovës po e kërkon postin e Presidentit, dhe sipas tij kjo është e drejtë.

“Duket se PDK po e synon postin e Presidentit, dhe me të drejtë, sepse nëse dikush bëhet pjesë e Qeverisë dhe e mban në këmbë atë Qeveri, me të drejtë e kërkon një post të rëndësishëm. Do të jetë interesant si do të shkohet tutje, a do të heq dorë Ramush Haradinaj për postin e Presidentit, a do të heq dorë PDK’ja, që nuk besoj se do ta bëjë”, ka deklaruar Mushkolaj.

Mushkolaj tha se akomodimi i PDK’së në Qeveri nuk është i lehtë. Sipas Mushkolajt, edhe PDK’ja po lufton për mbijetesë.

-Advertisement-

Njëfarë forme çështja është për pozita dhe nuk është “hajde të merremi vesh se jemi bllokuar që sa vjet në problemet tona të brendshme. Nëse po e vëreni debatin politik është i tëri për pozita. Po lëviz në akomodimin e kërkesave të PDK’së, por duket se janë më të mëdha, po synon ministri më të rëndësishme. Nuk është i lehtë akomodimi i PDK’së në koalicion, sepse po të ishte, deri më tash PDK do të ishte pjesë e qeverisjes. Edhe PDK e ka këtë koalicion për mbijetesë”, ka thënë Mushkolaj./Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera