Musa: Shteti duhet t`i paguajë avokatët e ish udhëheqësve të UÇK-së në Hagë
Autori: Gazeta inFokus 19:45 | 02 September 2024
Avokati Skënder Musa tha se Qeveria e Kosovës duhet t’i mbulojë shpenzimet në procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish udhëheqësve të UÇK-së pavarësisht se sa kushtojnë.
“Avokatët në proceset ndërkombëtare janë jashtëzakonisht të shtrenjtë edhe për buxhetin e Kosovës edhe për vet familjarët. Unë mendoj se Qeveria e Kosovës duhet t’i mbulojë shpenzimet pavarësisht se sa kushtojnë sepse të gjitha qeveritë e ish-Jugosllavisë dhe shteteve të tjera i mbulojnë shpenzimet e shtetasve të tyre të akuzuar, e në mënyrë të veçantë kur kemi të bëjmë me rastet e ushtrive që mbrojnë territorin e vendit kur kanë agresion nga një shtet tjetër”, tha Musa.
Megjithatë ai tha se Qeveria e Kosovës ka mbuluar shpenzimet e avokatëve mbrojtës në këtë proces. “Dorëheqja e fundit, apo shkarkimi i avokatit Ben Emerson, nëse janë të sakta ato që kemi dëgjuar në mjetet e informimit është bërë me kërkesë të zotit Veseli. Në këtë rast i bie revokim autorizimi dhe nuk lidhet drejtpërdrejt me financimin”, tha ai .
Ai tutje tha se ka qenë edhe kërkesa e ekipit mbrojtës të ish presidentit, Hashim Thaçi që të rritet apo të bëhet pagesa në mënyrë më efikase për shkak se edhe në të kaluarën mbrojtësit kanë pasur ankesa lidhur me pagesat që janë bërë nga Qeveria e Kosovës.
“Me siguri janë vonuar për shkak të procedurave burokratike që ekzistojnë nëpër institucionet qeveritare jo vetëm në Kosovë, por edhe në vendet tjera. Avokatët veprojnë si kompani private dhe ato varësisht prej afateve që vendosin në departamentet përkatëse të ministrisë së Drejtësisë, ata edhe ashtu i kërkojnë mjetet pasi që në vendet perëndimore datat dhe afatet respektohen në mënyrë strikte“, tha avokati Skënder Musa në “Info Plus” në RTK.
I pyetur se a është e domosdoshme që shteti i Kosovës t’i mbulojë shpenzimet e avokatëve mbrojtës pavarësisht çmimit që ata kanë vendosur për mbrojtjen ish udhëheqësve të UCK-së, Musa tha se të gjitha vendet e rajonit si Kroacia dhe Bosnja dhe Hercegovina i kanë paguar shpenzimet për shtetasit e tyre që kanë marrë pjesë në mbrojtjen e vendit nga ana e agresionit nga Serbia.
“Është edhe praktikë, por edhe procedurë e ligjshme pagesa e avokatëve mbrojtës në rast se shtetasit e saj akuzohen për krime lufte gjatë luftës çlirimtare, apo luftës për lirimin e territoreve të okupuara siç ka qenë rasti i Kroacisë Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Kosovës”, theksoi avokati.
Sipas tij, për shtetin e Kosovën nuk janë shuma të mëdha 23 milonë euro për mbrojtjen që kanë paguar deri më tani, sepse bëhet fjalë për katër vite proces gjyqsor.
Musa tha se ka pasur edhe opinione që duhen caktuar avokatët mbrojtës sipas detyrave zyrtare në Dhomat e Specializuara, mirëpo sipas tij në këto çështje kaq të rënda penale dhe kaq të rëndësishme për Kosovën është e paimagjinueshme që të ketë mbrojtje efikase.
“Në anën tjetër duke pasur parasysh se në Hagë janë prijës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është personi që e ka shpallur pavarësinë e Kosovës dhe të gjithë kanë qenë funksionarë dhe të paktën deputetë të Kuvendit të Kosovës, është e domosdoshme që të angazhohet shteti në mbrojtjen e tyre”, deklaroi Skënder Musa.
Të tjera
-
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Musliu publikon foton me Kadri Veselin: Uroj ta kemi së shpejti në mesin tonë, nuk kurseu asgjë për lirinë e Kosovës
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka publikuar fotografi me ish kreun e kë...
-
Operacioni “Kolonia”, kapen tre persona duke u marrë me shitblerje të drogës
Tre persona janë arrestuar dje më 14 shtator në kuadër të operacionit “Koloni...
-
Pas sùlmit, grupi i Radojiçiqit ishte strehuar në hotelin e Banjskës
300 metra larg Manastirit të Banjskës, mysafirët në hotelin “Rajska Banja” is...
-
Krasniqi i përgjigjet Vuçiqit: Zgjedhjet lokale janë në tetor 2025
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë për RT...
-
Prishtina fajëson Beogradin si përgjegjës për gjendjen në veri të Kosovës
Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla i bëri thirrje të shtunën komun...
-
Javën e ardhshme vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Pas një jave pushim, javën e ardhshme do të rikthehen seancat gjyqësore ndaj ...
-
Skenderaj: Ia plagosën qenin ankuesit, policia arreston dy persona
Dy persona kanë përfunduar në mbajtje pasditen e së shtunës për veprat penale...
-
Drejtori i Investimeve Kapitale në kryeqytet: Nga niveli qendror jemi penalizura për rreth 28.5 milion euro
Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, ka s...
-
Basha në BBC: Krizë besimi, sistemi politik ka dështuar ndaj qytetarëve
Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në radio d...
-
Krasniqi i përgjigjet Vuçiqit për zgjedhjet në komunat veriore: S’shoh mundësi që të mbahen para tetorit të 2025-s
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të premten ka kërkuar që në Kosovë të...
-
40 minuta në lụftë me grupin e Radojiçiqit: Si ndodhi sụlmi ku u vrạ polici Afrim Bunjaku?
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pas gati një ...