Lajme

Muriqi: Jam i lumtur që u ktheva me gol, herët të flitet për Evropë

Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 21 October 2024

Sulmuesi kosovar i Mallorcas, Vedat Muriqi është kthyer në mënyrën më të mirë të mundshme pas lëndimit.

Reprezentuesi i Kosovës është rikthyer me gol tek Mallorca nga lëndimi që e la jashtë fushës së blertë për një muaj.

Muriqi shënoi golin e fitores ndaj Rayo Vallecano. Ylli i Dardanëve thotë së është i lumtur që është rikthyer me gol në fushën e blertë.

-Advertisement-

“Jam i lumtur që u ktheva pas lëndimit me gol dhe fituam para tifozëve tanë. Është ndjenjë shumë e mirë”, tha Muriqi.

Ai thotë se ka punuar shumë për t’u rikthyer me gol. Muriqi mendon se ende duhet të punojë në mënyrë që të arrin formën më të mirë.

“Kam punuar shumë për këtë. Kisha disa mundësi të cilat duhej t’i shfrytëzoja më herët dhe jo të prisja deri në momentet e fundit, por ky është futbolli. Duhet të punoj fort në javët e ardhshme për t’u përmirësuar”, ka theksuar Muriqi.

Mallorca tashmë është në garë për të siguruar një vend që çon Evrope, megjithatë, Muriqi mendon se është herët të flitet për garat evropiane.

Ai falënderon tifozët që sipas tij, po e mbështetësin fuqishëm Mallorcan.

“Ende është herët që të flasim për garat evropiane. Dua t’i falënderoj tifozët sepse janë të mrekullueshëm, pavarësisht a fitojmë apo humbim. E ndiejmë vazhdimisht përkrahjen e tyre”, ka pohuar Muriqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera