Sport

Muriqi drejt rikthimit te Fenerbahce, konfirmimet vijnë nga bashkëshortja

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 29 October 2021

Vedat Muriqi është gjithmonë e më pranë largimit nga Lazio, ku u transferua verën e 2020-ës, por në një vit e gjysmë nuk ka arritur të përshtatet dhe të lërë gjurmë në kampionatin italian.

Klubi turk i Fenerbahces, që e shiti më 2020-ën te Lazio për rreth 20 milionë euro, është ofruar ta marrë në huazim në muajin janar, me qëllim që ta rikthejë sërish në nivelet e tij më të mira .

Lajmi është bërë i ditur si nga mediat italiane, ashtu edhe nga ato turke, ndërsa vetë bashkëshortja e Muriqit ka konfirmuar se është ëndrra e saj që të rikthehen sërish në Stamboll.

-Advertisement-

Nëpërmjet një postimi në Instagram, ajo ka hedhur një foto të një kronike të mediave turke, që flasin për rikthimin e Muriqit te Fenerbahce, të cilën e shoqëron me këngën turke “Ëndrra ime”.

Natyrisht ka pak vend për hamendësime tashmë, pasi duket se edhe vetë drejtuesit e Lazios janë të bindur që një 6-mujor huazim te Fenerbahce do ta ndihmonte jo pak Muriqin të gjente minuta e vazhdimësi, për t’u rikthyer sërish në Romë verën e ardhshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera