Lajme

Murati: Tregtarët po vazhdojnë abuzimin me çmimet, ekziston mundësia e vendosjes së çmimit tavan në produktet bazë

Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 18 July 2022

Ministri i Punës dhe Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se vendosja e një çmimi tavan për derivatet ka treguar rezultat.

Ai theksoi se ka mundësi që të një vendim i tillë të merret edhe për disa nga produktet bazë në vend.

Sipas Muratit kjo është një prej mundësive që të mos lejohet keqpërdorimi me çmimet në vend.

-Advertisement-

“Çështja tjetër ishte puna me masat e tjera. Siç e keni parë një vendim që tashmë është marrë që ka të bëjë me çmimin tavan për karburantet tashmë po ka efekt.Krahasuar me kohën para se të merrej vendimi, çmimi për naftës është 20 cent më i lirë, për benzinë 30 më i lirë”, tha ministri Murati.

Ai shtoi një masë e tillë mund të vendoset në produktet bazë.

“Pra e kemi parë që funksionon një metodë e tillë dhe mund të vendoset edhe për disa prej produkteve bazë. Pra caktohet një çmim tavan në mënyrë që të parandalohet keqpërdorimi me çmimet në produktet bazë”, tha Murati.

“Po vazhdon një abuzim i tillë nga tregtarët që po e shfrytëzojnë situatën.Pra bëhet fjalë për një projektligj të tillë që vendosë çmimin tavan për produktet esenciale që nevojiten për të jetuar”,përfundoi ministri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera