Lajme

Murati thotë se donin t’i nxisnin qytetarët ta shfrytëzonin rrymën gjatë natës, priten edhe masa shtesë për kursim

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 01 February 2022

Ministri i Ekonomisë, Hekuran Murati, ka thënë se po duan të nxisin qytetarët që të shfrytëzojnë energjinë elektrike gjatë natës, në mënyrë që dhe të zvogëlohet nevoja për import.

”Kemi dasht që t’i nxisim qytetarët që të shfrytëzojnë energjinë elektrike gjatë natës, në mënyrë që të zvogëlohet nevoja për import”.

”Importi është aq i shtrenjtë sa që është tepër e dhimbshme të paguhet. Çdo kilowat që kursehet është para më tepër që mbesin në ekonominë e vendit”.

-Advertisement-

Tutje ai ka thënë se si ministri, kanë dërguar komentet e tyre në raport me ato të propozimeve të ZRrE-së, përcjell Klankosova.tv.

”Këto javët e fundit është bërë shumë diskutim dhe debat, megjithatë ajo çka vlenë është se çka dërgohet si koment dhe propozim zyrtarisht”.

”Ne kemi parë komentet që kanë dërguar edhe disa subjekte të tjera, dhe përveç thirrjeve shabllon të mos ketë rritje, nuk kemi parë ndonjë propozim konkret të saktë, që i bie që të gjitha ankesat dhe kundërshtitë e tyre kishin të bëjnë me çështje politike, por jo që të ketë zgjidhje për këtë problem”.

Megjithatë ai bëri të ditur që janë duke dizajnuar edhe masa shtesë sa i përket kursimit të energjisë elektrike.

”Jemi duke dizajnu edhe masa shtesë sa i përket kursimit të energjisë elektrike. Jo se është kërkesë e panevojshme e energjisë, por është e domosdoshme”.

”Po na kushton shumë shtrenjtë për me u importu. Për ne më mirë është që paratë të mbesin tek qytetarët tanë, sesa të shkojnë në Hungari apo kudo që blihet energjia elektrike. Masa ka të bëjë me faktin që kushdo që arrin ta ulë konsumin në raport me muajin e njëjtë të vitit paraprak, proporcionalisht madje dhe mbi proporcionalisht të subvencionohet”.

”Shembull një familje arrin të kursejë 10% të energjisë gjatë ditës, e njëjta përqindje do të subvencionohej prej shtetit në tërë faturën që ajo familje ka për atë muaj. Pra, nëse dikush ka shpenzuar 100 euro, dhe këtë vit arrin ta ulë konsumin për 10 euro, pra në 90 euro, do të marrë edhe po aq nga shteti. Pra, do të kursejë dyfish. Për ne është shumë e rëndësishme të zvogëlohet importi”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera