Lajme

Murati thotë haptazi se Borrell dhe Lajçak po anojnë kah Serbia: As që po mundohen ta fshehin më

Autori: Gazeta inFokus 21:27 | 14 September 2023

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, po thotë se ndërmjetësi Mirosllav Lajçak, dhe Shefi i Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, po mbështesin hapurazi Serbinë në tryezën e dialogut.

Murati është nisur nga propozimi i Serbisë për zbatim me sekuencim të Marrëveshjes Bazë, që ai, sikurse Kurti, ka thënë se është më tepër si kushtëzim, e që po përkrahet nga BE-ja.

“Në vend të një propozimi real, HR Borrell i BE-së paraqiti një nga kërkesat 6-mujore të Serbisë, duke e maskuar atë si një propozim kompromisi që vjen nga BE-ja. Për cilin propozim Serbia – e keni marrë me mend mirë – i tha po”.

-Advertisement-

“Borrell dhe Lajcak as nuk po përpiqen ta fshehin më”, shkroi ministri Hekuran Murati, duke aluduar për njëanshmëri nga ana e ndërmjetësve.

Kështu është deklaruar më herët edhe këshilltari i kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj, i cili ka bashkangjitur edhe përmbajtjen e dokumentit në fjalë.

I gjithë dokumenti fokusohet në themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, një kriter të cilin kryeministri kosovar vazhdon ta anashkalojë pasi thotë se “nuk duhet vendosur qerrja para kuajve”.

Fillimisht, është kërkuar që në mars të vitit 2023 të krijohet draft-statuti për themelimin e Asociacionit nga Ekipi Menaxhues e 90 ditë më pas të përfundojnë negocimet në këtë dokument.

Tutje, dokumenti kërkon që deri në fund të tetorit Asociacioni të themelohet përkitazi me kërkesat e marrëveshjes së vitit 2013.

E, pasi të kryhet ky proces, në dokument thuhet se vetëm atëherë Serbia do të angazhohet menjëherë në zbatimin e marrëveshjes sipas propozimit të Bashkimit Evropian.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera