Lajme

Murati raporton për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet

Autori: Gazeta inFokus 06:59 | 20 October 2023

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, sot në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere do të raportojë lidhur me kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.

Në këtë mbledhje do të ketë raportim të Agjencisë së Statistikave lidhur me procesin e Regjistrimit të Popullsisë, ku të ftuar përfaqësuesit e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Po ashtu në këtë mbledhje do të bëhet edhe shqyrtimi i kërkesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës për konsultim me Komisionin për Buxhet, Punë dhe Taransfere, lidhur me Draft- Vendimin për ndryshimin dhe Plotësimin e Vendimit të Qeverisë nr.16/20 të datës 24.03.2015 i plotësuar dhe ndryshuar me Vendimin nr.04/21 të datës 01.04.2015, si dhe shqyrtimi i kërkesave buxhetore të Kuvendit të Republikës së Kosovës për periudhën 2024, në bazë të Qarkores së dytë buxhetore të Ministrisë së Financave 2024/02.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera