Lajme

Murati: Qeveria s’ka përjashtuar ndonjë kategori nga subvencionimi i energjisë elektrike

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 19 December 2023

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka përjashtuar ndonjë kategori nga subvencionimi i energjisë elektrike.

Sipas tij, programi i ri është në fazën e pilotimit, dhe është paraparë edhe një fazë/grup aplikimesh ku pritet të trajtohen sfidat që janë hasur gjatë fazës/grupit të parë.

“Përkundrazi, me programin e ri synimi është që të zgjerohet lista e familjeve që mbështeten, si dhe subvencionimi të jetë në bazë të të ardhurave, pra sa më pak të ardhura, aq më i lartë subvencionimi. Programi i ri është në fazën e pilotimit, dhe kemi paraparë edhe një fazë/grup aplikimesh ku pritet të trajtohen sfidat që kemi hasur gjatë fazës/grupit të parë”, ka shkruar Murati në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera