Lajme

Murati propozon që tatimpaguesve t’u falen deri në 100 euro nga vlera e tatimit për këtë vit

Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 27 January 2023

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muati, pas raportimit në në Komisionin Parlamentar për Buxhet, në lidhje më çështjen e faturave të tatimit në pronë ka thënë se ka propozuar që tatimpaguesve t’u falen deri në 100 euro nga vlera e tatimit në pronë për këtë vit.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai ka thënë se një gjë e tillë do të mundësohej në kuadër të një ligji të ri të cilin do ta procedojmë shumë shpejt në Kuvend për miratim.

Mirëpo, sipas tij një propozim të tillë e kundërshtuan deputetët e opozitës, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

“Mirëpo, deputetët e opozitës ishin kundër këtij propozimi, përkundër faktit se deri sot kanë kërkuar veprim konkret që të lehtësohet barra e qytetarëve.

Kjo dëshmon edhe njëherë që kur bëhet fjalë për interesat e qytetarëve, për opozitën, veprat dallojnë nga fjalët”, ka shkruar Murati./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera