Murati-pensionistëve: Kujdes me mashtruesit që po ju kërkojnë dokumente
Autori: Gazeta inFokus 17:18 | 03 April 2024
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve në krye me Hekuran Muratin, ka njoftuar se ditëve të fundit zyrat e tyre të pensioneve janë duke i frekuentuar një numër i konsiderueshëm i pensionistëve, me kërkesa për vërtetime apo vendime që dëshmojnë se të njëjtit janë përfitues të pensioneve, dhe se sipas informatave që kanë siguruar, persona të papërgjegjshëm janë duke kërkuar dokumentacion dhe autorizim nga pensionistët me premtimin se do t’u sigurojnë përfitimin e shumave të caktuara monetare.
Andaj MFPT njofton të gjithë qytetarët dhe përfituesit e skemave pensionale që informatat e qarkulluara nuk janë të sakta dhe konsistojnë në informatë të rremë me tendencë të mashtrimit.
“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve fton qytetarët të kenë kujdes nga informatat e rreme që po qarkullojnë këto ditë që për theks kanë keqinformimin e përfituesve të skemave pensionale në Kosovë. Po ashtu, ftojmë përfituesit e skemave pensionale që të kenë kujdes lidhur me dokumentacionin dhe autorizimin e bërë tek palët e treta, meqë mund të cenohet privatësia e të dhënave të tyre”.
“Po ashtu, lidhur me skemat pensionale dhe përcaktimin e shumës së pensioneve, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve kërkon nga të gjithë përfituesit e skemave pensionale që të ndjekin vetëm njoftimet zyrtare të MFPT-së dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, ndërsa të kursehen nga njoftimet dhe shërbimet tjera jo zyrtare, të cilat mund të bëhen për interesa private të personave të caktuar. Ne do të sigurohemi që të shpërndajmë në kohë të gjitha informacionet e sakta lidhur me pensionet dhe çështjet me interes për pensionistët. Andaj, ju lutem që ti referoheni njoftimeve të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve si kanali i vetëm zyrtar në lidhje me këtë fushë”, thuhet në njoftimin e MFPT-së.
Të tjera
-
Detaje nga arrestimi i të riut në Mitrovicë, për çfarë vepra dyshohet Vallqi që u kap nga FAST mbrëmë
Më 17 tetor Policia e Kosovës, gjegjësisht njësiti (FAST Kosova), me mbështet...
-
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për votën e shqiptaro-amerikanëve në Miçigan
jen e Kosovës. “Problemi si e shohim ne është që sot jetojmë në një kohë k...
-
Joe Biden viziton sot Gjermaninë
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden është edhe vetëm pak muaj në post, ka ardhur ...
-
10 vjet nga Procesi i Berlinit, sot diskutohen arritjet, mundësitë e humbura, dhe rruga përpara
Sot do të mbahet diskutimi “10 vjet nga Procesi i Berlinit: Arritjet, mundësi...
-
Vdekja e liderit të Hamasit, Biden dhe Harris me shpresë që lufta në Gaza do të përfundojë: Duhet armëpushim dhe të lirohen pengjet
Presidenti amerikan Joe Biden dhe Nënpresidentja Kamala Harris thanë të enjte...
-
Krasniqi flet për vijat e kuqe ndaj Vetëvendosjes: 100 për qind Kurti s’do të jetë kryeministër
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur për vijat e kuqe që mund t’i ketë ...
-
Parashikimi i motit: Vranësira e intervale me diell, pritet të ketë reshje të pakta lokale shiu
Për sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pri...
-
Ambasadori suedez: Ura të hapet në koordinim me banorët lokalë
Ambasadori suedez, Jonas Westerlund në një intervistë për Tëvë1 është shprehu...
-
Hasani: Marrëveshja e Brukselit dhe ankesi i Ohrit rihapin çështjen e statusit të Kosovës
Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani në emisonin “Click” në RTV2...
-
I kërkuar ndërkombëtarisht për vrạsje e grạbitje – Policia e arreston 27 vjeçarin në Mitrovicë
Policia e Kosovës, gjegjësisht njësiti (FAST Kosova), me mbështetje të Njësis...
-
Raci: Opozita po e shfrytëzon Kuvendin për fushatë zgjedhore!
Nga pushteti akuzojnë opozitën se po gjen tema qëllimisht tash në prag të fus...
-
Haradinaj habitë me deklaratën: Albini ka ba foto me dronët “Bayraktar”, le të tregon qysh i ka humbë droni
Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se “90% e pajisjeve u...