Murati: Opozita s’e ka hallin e abuzimeve me çmime, synimi i tyre është të hiqet TVSh e të ulen të hyrat e qeverisë
Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 20 October 2022
Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha sot në Kuvend, se partitë opozitare nuk e kanë hallin pse tregtarët abuzojnë me çmime, por synimi i tyre është të hiqet TVSh-ja dhe të ulen të hyrat e qeverisë.
Teksa po e arsyetonte projektligjin për çmimet tavan që po i mendon qeveria për t’i vendosur, ati tutje tha se ky ligj ka për synim që të rregullojë një problem për të cilin pajtohen të gjithë, për çmimet e larta e produktet bazike.
“Rritja e çmimeve ka dy faktorë kontribuues, e para është importi, sepse për kaq vite me radhë nuk është bërë asgjë, kemi filluar me masën 2.1 të mbështesim prodhuesit, por kërkon kohë. Çmimi i importit është rritur në nivel global. E dyta, spekulimi nga tregtarët brenda vendit, produktet që importohen, është abuzuar me situatën nga shumë prej tregtarëve, abuzohet me pozitën që e kanë dhe shfrytëzojnë ambientin për të rritur marzhat e tyre të fitimit. Ka rritje të çmimit të importit, dhe të marzhës së fitimit për bizneset tregtare. Qeveria ka sjell një ligj që targeton këtë problemin e tyre, se në të parin e kemi të pamundur. Çka dëgjuam këtu sot nga partitë opozitare, është që nuk bën ta kemi një ligj të tillë, disa prej argumenteve ishin që mund të mos jetë në përputhje me kushtetutën dhe propozohet që të hiqet TVSh-ja”.
“Çmimi i vajit aktualisht është 2.65 për litër, a e dini sa është çmimi i importit që ka hyrë vaji ditëve të fundit, 1.40 cent. Kostoja e importit është 1.40 ndërkaq shitja në raft 2.65, marzha e fitimit 90 për qind. Dhe neve na thuhet që nuk është problemi tek marzha e fitimit, por të TVSh 8 për qind, e cila edhe kur hiqet, siç e kemi parë me rastin e gastronomisë nuk reflektohet me çmimin tek qytetari, por vetëm për ta rritur marzhën nga 90 për qind me e bë 98 për qind tregtarët. Partitë opozitare nuk e kanë hallin pse tregtarët abuzojnë me çmime, por synimi i tyre është të hiqet TVSh, të ulen të hyrat e qeverisë, e në anën tjetër të trashet fitimi i tregtarëve”.
Murati më tej tha se nuk qëndron argumenti që ky projektligj nuk është në kundërshtim me kushtetutën.
“Jemi në situatë ku duhet të vihet në kontroll marzha e abuzimit, me këtë ligj, çmimi i litrës së vajit do të ishte së paku për një euro më lirë. Por, nuk po ju përshtaten me grupe të interesit që i përfaqësoni”, tha ministri.
Të tjera
-
Bashkëpunimi rajonal, paralajmërimi gjerman për Kosovën kërkohet të merret seriozisht
Paralajmërimet e përfaqësuesve gjerman ndaj Kosovës për përjashtim nga nismat...
-
Goditet një laborator i drọgës në Prishtinë, Sveçla thotë se është i 19-ti i shkatërruar në tri vjet
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se në Prishtinë është sh...
-
Merr flạkë furgoni në Leposaviq, policia nis hetimet
Një furgon është kapluar nga zjarri në Leposaviq. Sipas policisë, automjet...
-
Djali rrạh nënën në Gjakovë dhe arratiset
Një burrë në Gjakovë, dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Sipas ...
-
Afër 2500 gjoba trafiku për një ditë në Kosovë
Policia e Kosovës, përgjatë 21 shtatorit ka shqiptuar gjoba trafiku ndaj 2 mi...
-
Krasniqi kujton Fehmi e Xhevë Lladrovcin në 26-vjetorin e rënies
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar në 26-vj...
-
Alarmet “taktike” të Kurtit për rrezikun e konflikteve nga Serbia, çfarë thonë analistët dhe KFOR’i
Përkundër bisedimeve me vite, Kosova dhe Serbia duket se nuk mund të gjejnë g...
-
Mbi 15 mijë aksidente për 8 muaj
Vetëm gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti, në total janë regjistruar mb...
-
Konfliktet në botë, Osmani e Rama pjesë e asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
Udhëheqës nga mbarë bota, liderë të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndim...
-
Nga sot fillon stina e vjeshtës
Instituti Hidrometerologjik të Kosovës, ka njoftuar se zyrtarisht sot rreth o...
-
Drejtori i Onkologjisë: Rreth 1 mijë e 500 raste të reja me kancer
Rreth 1 mijë e 500 persona janë diagnostikuar me kancer në nëntëmujorin e kët...
-
Liderët e Kosovës në akademinë e famshme “West Point”, Jahjaga ishte ftuar para 10 vitesh, Haradinaj më 2018
Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar nga dje foto e video nga pritja që i ës...