Lajme

Murati: Mbi 61 mijë familje përfituan nga subvencionimi i energjisë elektrike

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 02 March 2024

Mbi 61 mijë familje kosovare kanë përfituar nga subvencionimi i energjisë elektrike, në kuadër të pilotimit të programit për mbështetjen e familjeve të cenueshme.

Kështu bëri të ditur ministri i financave, Hekuran Murati përmes një postimi në Facebook.

“Edhe gjatë këtij muaji po vazhdon subvencionimi i energjisë elektrike në kuadër të pilotimit të programit për mbështetjen e familjeve të cenueshme.  Mbi 61 mijë familje që kanë përmbushur kriteret kanë përfituar në kuadër të të dyja grupeve përfituese”, ka shkruar Murati.

-Advertisement-

Ky program mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian, në kuadër të pakos mbështetëse për tejkalimin e krizës energjetike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera