Lajme

Murati – Lushtakut: Nëse keni informacion për punëtorë të paformalizuar në biznese të mëdha – na informoni

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 28 July 2022

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku, e ka pyetur ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati se çfarë kanë bërë si Qeveri në formalizimin e punëtorëve nëpër biznese të mëdha.

Murati ia kthehu se “Administrata Tatimore e Kosovës është duke e monitoruar joformalizimin”, dhe që “si qeveri janë të përkushtuar në këtë drejtim”.

“Nëse keni ndonjë informacion për ndonjë biznes të madh që ka punëtorë të paformalizuar, atëherë na njoftoni”.

-Advertisement-

Po ashtu Murati ka thënë se formalizmi i punëtorëve përpos si përfitim për punëtorët është e mirë edhe për vetë bizneset.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera