Lajme

Murati kritikon opozitën për “bllokimin” e Ligjit për Çmimet Tavan: Inflacioni po ndikohet nga fitimi i korporatave

Autori: Gazeta inFokus 19:17 | 27 June 2023

Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, ka thënë se “rritja e marzhës së fitimit nga korporatat është kontribuesi kryesor i inflacionit”.

Këtë deklaratë Murati e dha duke iu referuar Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Ai thotë se këtë e kan ë thënë tash e një kohë.

-Advertisement-

Për këtë siç thotë ai kanë propozuar Ligjin për Çmimet Tavan, por sipas tij opozita po i mbron interesat e tregtarëve.

“Prandaj miratuam edhe Ligjin për Çmimet Tavan, por opozita që mbron interesat e tregtarëve e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese dhe ligji po mbahet i bllokuar”, ka deklaruar Murati.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera