Lajme

Murati kërkesë bizneseve: Rritni pagat e punëtorëve, Qeveria do t’ju mbështesë

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 09 November 2022

Ministri i Financave, Hekuran Murati ju ka bërë thirrje bizneseve që të rrisin pagat e punëtorëve, shkruan Gazeta Infokus.

Ai Përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se si pasojë e rritjes së çmimeve, jeta është bërë më e vështirë për qytetarët dhe qeveria do të mbështesë secilin biznes që rrit pagat e punëtorëve duke subvencionuar 50% të rritjes së pagës, për 3 muajt e parë, sipas kushteve dhe kritereve të aplikueshme.

“Bizneset t‘i rrisin pagat e punëtorëve. Çmimet janë rritur, por bashkë me çmimet, shumica e bizneseve kanë rritur edhe fitimet.Andaj është koha që fitimet e shtuara, bizneset t’i ndajnë me ata që ua mundësojnë të kenë fitim – pra punëtorët. Sidomos tani kur jeta është bërë më e vështirë si rezultat i çmimeve më të larta. Për ta bërë më të lehtë, qeveria do të mbështesë secilin biznes që rrit pagat e punëtorëve duke subvencionuar 50% të rritjes së pagës, për 3 muajt e parë, sipas kushteve dhe kritereve të aplikueshme. Secili biznes që ka rritur pagat e punëtorëve nga shtatori e këtej, dhe dëshiron të përfitojë nga mbështetja e qeverisë, mund të aplikojë në platformën EDI deri më 20 dhjetor, duke ndjekur hapat si në vijim:”, ka shkruar Murati./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera