Lajme

Murati ka një njoftim të rëndësishëm për shtesat për këtë kategori

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 23 June 2022

Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, ka thënë se që nga muaji i ardhshëm do të fillojë zgjerimi i shtesave për fëmijë.

Tash për tash fëmijët e lindur pas vitit 2015 i marrin nga 10 euro në muaj, ndërkaq ata që lindin gjatë kësaj kohë për dy vite rresht marrin nga 20 euro.

“Nga muaji i ardhshëm do të vazhdojë zgjerimi i shtesave për fëmijët”, ka thënë Murati gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës, të enjten.

-Advertisement-

Pos këtij lajmi, ai i ka cilësuar “demagogë” deputetet e opozitës për shkak të Projektligjit për Tërheqjen e Trustit.

Murati po ashtu ka thënë se i kanë ndihmuar qytetarët përmes Pakos për Ringjalljen Ekonomike.

Po ashtu ka shtuar se sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), rritja ekonomike për tre muajt e parë të këtij viti është gati 5 për qind. /Express

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera