Lajme

Murati, Hoxhës: Dëgjoni, u bë e tepërt, e kemi përmendur disa herë fondet e MCC-së nuk kanë humbur

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 28 March 2022

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka thënë deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxhës, që të ndalet dhe të dëgjojë mirë deklaratat kur lëshohen nga Qeveria.

Në seancën e sotme të Kuvendit, ai ka thënë se ekzekutivi nuk i ka refuzuar fondet e MCC-së.

“E kemi sqaruar sa e sa herë, ju lutem dëgjoni po bëhet e tepërt, fondet nuk kanë humbur. Kemi filluar riorientimin në kapacitete të energjisë së gjelbër kjo në ngritjen e resurseve njerëzore”, ka thënë Murati.

-Advertisement-

Pas deklarimit të Muratit, Hoxha ka reaguar duke thënë se qeveria e ka refuzuar investimin prej 200 milionë eurove për çështjen e projektit amerikan të gazsjellësit.

“Dëshiroj të mendoj se qeveria do të jetë negociata të mëtejme që do të mendoni t’i riktheni këto investime në Kosovë dhe jo siç po pretendohet”,ka thënë Hoxha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera