Lajme

Murati dhe Nagavci do të intervistohen nga komisioni hetimor për libra

Autori: Gazeta inFokus 07:01 | 18 July 2024

Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024 sot mban mbledhje.

Në këtë mbledhje do të bëhet intervistimi i dëshmitarëve, ku përfshihen: Arbërie Nagavci, Ministre e MASHTI dhe Hekuran Murati Ministër i Financave.

Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore u themelua disa muaj më parë.

-Advertisement-

Ky komision ka për qëllim të evidentojë se a ka pasur lëshime në subvencionimin e teksteve shkollore apo jo, gjatë viti shkollor 23/24.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera