Lajme

Murati dhe Fejzullahu intervistohen nga komisioni i energjisë

Autori: Gazeta inFokus 07:12 | 30 September 2022

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës sot me fillim nga ora 10:00 do të mbajë mbledhje.

Në këtë mbledhje bëhet intervistimi i Hekuran Murati, Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve dhe intervistimi i Ymer Fejzullahu, Kryesues i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Deri më tani ky komision ka mbajtur disa mbledhje.
Ndryshe Komisioni përbëhet nga Driton Selmanaj- kryesues, Ferat Shala- zv.kryesues, Abelard Tahiru- anëtar, Besian Mustafa-anëtar, Pal Lekaj- anëtar, Artan Abrashi- anëtar, Enver Haliti- anëtar, Jeta Stratovci- anëtare,Mimoza Kusari- Lila-anëtare, Adem Hoxha- anëtar dhe Fridon Lala- anëtar.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera