Lajme

Murati deri tash kemi subvencionuar rrymën me 60 milionë euro – për këtë e kemi më lirë sesa në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 30 September 2022

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se subvencionimi i Qeveisë për rrymën ka ndikuar që energjia elektrike të jetë më e lirë sesa në Shqipëri.

“Nga 90 milionë euro sa është premtimi, tashmë janë alukuar 60 milionë”, ka thënë Murati gjatë intervistimit në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës

Ai është zotuar se premtimi i Qeverisë do të përmbushet në tërësi.

-Advertisement-

“Nëse e marrim Shqipërinë si rast konkret, kemi rastin ku është shtuar edhe atje blloku tarifor. Nëse i krahasojmë tarifat, tarifat nën 800 KËh kushton 6 cent, ndërsa në Shqipëri 12 cent.

Po ashtu ai tha se edhe tarifat mbi 800 KËh në Kosovë janë më lirë sesa në Shqipëri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera