Lajme

Murati del me një sqarim rreth Pilotimit të Skemës së Asistencës Sociale

Autori: Gazeta inFokus 13:49 | 29 May 2024

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka dalë me një sqarim rreth Pilotimit të Skemës së Asistencës Sociale.

“Shumë qytetarë këto ditë kanë shkruar në drejtim të ministrisë me pyetje rreth Pilotimit të Skemës së re të Asistencës Sociale. Me gjasë keqkuptimi kryesor është se kush mund të aplikojë, dhe kush kualifikohet për përfitim.

“Skema në fjalë është skemë e ndihmës sociale, për të mbështetur familjet e varfra dhe në kushte të rënda ekonomike”.

-Advertisement-

“Pra është vazhdimësi e skemës së ndihmës sociale ekzistuese, veçse me dallimin që hiqet kriteri diskriminues për të pasur fëmijë nën 5 vjeç, si dhe nuk ndërprehet ndihma sociale me automatizëm që në muajin e parë që familja gjeneron të ardhura, por i jep mundësinë familjes për një fazë tranzicioni për së paku 3 muaj”, shkruan mes tjerash ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

Më poshtë e gjeni sqarimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera