Lajme

Murati: Bie çmimi i furnizimit nga importi për vaj ushqimor dhe grurë

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 17 April 2023

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur sot se ka rënë çmimi furnizimit nga importi për vaj ushqimor dhe për grurë.

Ai ka shkruar se çmimi i furnizimit nga importi për vaj ushqimor ka rënë në 1.05 euro/litër dhe çmimi i furnizimit nga importi për grurë ka rënë në 0.24 euro/kg.

Murati ka LDK-në pse qytetarët po paguajnë më shtrenjtë për produktet: vaj, miell dhe bukë.

-Advertisement-

“Çmimi i furnizimit nga importi për vaj ushqimor ka rënë në 1.05 euro/litër. Çmimi i furnizimit nga importi për grurë ka rënë në 0.24 euro/kg. Ligjin për çmimet tavan, LDK e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese. Prandaj qytetarët vazhdojnë të paguajnë më shtrenjtë se që do duhej për vaj, miell e bukë”, ka shkruar ai në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera