Lajme

Murati: Asnjë pensionist nuk do të mbeten nën shumën 100 euro

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 11 August 2021

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati  ka sqaruar masat e miratuara për ringjallje ekonomike.

Sipas tij me vendimin për mbështetje të pensionistëve dhe familjeve për skema sociale, asnjë pensionist nuk do të mbetet nën shumën 100 euro.

Ndërsa për mbulimin e policës kufitare, Murati tha se ajo është një simbolik për mërgimtarët se shteti iu largon gjitha barrierat për të ardhur në vendlindje.

-Advertisement-

“Skemat e asistencës sociale kanë shtesa prej 30 përqind mbi nivelin e të hyrave që marrin, kurse pensionistët asnjë nuk mbeten nën shumën 100 euro[…] Ky subvencionim e heq një barrë, apo lehtëson mërgatës tonë, jo domosdo nga aspekti ndërkombëtar, por është një shenj simbolike për të treguar se janë të mirëseardhur në vendin e tyre dhe se shteti i largon barrierat që për ta janë të panevojshme”, deklaroi Murati.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera