Munter: ShBA vazhdon të punojë për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 10 October 2021
Ish-ambasadori amerikan në Beograd, Cameron Munter, tha se fakti që Serbia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës e pengon atë që ta marrë vendin e saj në Evropë dhe siç thotë ai, ta ndërtojë një të ardhme paqësore dhe prosperuese për qytetarët e saj.
Munter thotë se Shtetet e Bashkuara i kanë inkurajuar vendet e tjera që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë gjë, që nga viti 2008 dhe thekson se ShBA po përpiqet të punojnë ngushtë me aleatët e saj për Kosovën.
Duke iu përgjigjur pyetjes së agjencisë serbe të lajmeve,Tanjug nëse dhe ShBA po u bën presion vendeve, veçanërisht atyre anëtare të BE-së për ta njohur Kosovën, Munter tha:
“Supozoj se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta bëjnë këtë, veçanërisht në marrëveshje me shumicën e vendeve të BE-së që gjithashtu e njohin Kosovën.”
I pyetur nëse pret që një i dërguar i ri amerikan për dialogun Kosovë-Serbi të emërohet së shpejti dhe nëse kjo do të thotë që ShBA të përfshihet më shumë në këtë proces, Munter tha se i dërguari i mundshëm duhet të përqendrohet më shumë në propozimet konkrete për reformat në Ballkan.
“Unë do të përqendrohesha më shumë në propozimet konkrete të reformës në Ballkan, zgjidhjen e çështjeve të ndezura të qeverisjes dhe zhvillimit ekonomik, sesa në nismat institucionale”, tha Munter, i cili tani drejton Institutin EastWest (EWI) në New York.
Duke komentuar pikat e mbetura për t’u zbatuar nga Marrëveshja e Washingtonit e nënshkruar në shtator të vitit 2020 dhe se sa detyruese është ajo për administratën e Joe Biden, Munter tha beson se marrëveshja është planifikuar dhe ekzekutuar dobët që nga fillimi.
“Kjo ndodhi kryesisht për qëllime politike të brendshme amerikane – duke mos pasur parasysh synimet serioze të politikës së jashtme”, tha ai.
Munter shërbeu si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Pakistan nga viti 2010 deri në vitin 2012, gjatë kohës së sulmit në të cilin u vra Osama bin Laden. Ai ishte ambasador i ShBA-së në Serbi nga viti 2007 deri në vitin 2009.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...