Sport

Munishi pas shkarkimit: Mbi Prishtinën është vetëm qielli

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 13 March 2023
Skuadra e Prishtinës ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin, Ismet Munishi.

Klubi nga kryeqyteti, FC Prishtina ka njoftuar se kanë vendosur të shkarkojnë Ismet Munishin nga posti i trajnerit të klubit.

Munishi ka bërë reagimin e parë pas shkarkimit me anë të një komenti në rrjetin social, Facebook.

Ai ka theksuar sërish se mbi Prishtinën është vetëm qielli, ‘moto’ kjo e tifozëve “Plisat”.

-Advertisement-

“Faleminderit shumë Kushtrim Sopa, zemra e Prishtinës. Shumë suksese në luftën e madhe. Mbi Prishtinën vetëm qielli”, ka komentuar ai në profilin e zyrtarit të klubit nga kryeqyteti, i cili e falënderoi trajnerin për kontributin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera