Lajme

Munishi paralajmëron denoncimin e disa rasteve të rënda: “Kanë bërë kerre, banesa – unë me kredi”

Autori: Gazeta inFokus 15:11 | 27 March 2023

Ish-trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, ka thënë sot se është dëmtuar në vazhdimësi nga disa gjyqtarë të futbollit në Kosovë.

Ai, në një deklaratë në RTV Dukagjini të dielën, ka paralajmëruar denoncimin e disa rasteve të arbitrave në Kosovë. Ka thënë se do “merret me ta” gjatë emisioneve të tjera, derisa ka paralajmëruar se disa prej tyre janë pasuruar financiarisht.

“Unë e pashë shumë mirë te goli i Milotit që ishte me dorë. Më është bërë si deformim profesional kjo, sepse duke më dëmtu shumë referët jam bo si snajpet. VAR-in larg ta njohë unë”, tha fillimisht Munishi.

-Advertisement-

Munishi ka thënë se do të merret në vazhdim me disa gjyqtarë “me flokë me gell, me kerre të mira, me banesa të mira”.

“Se këta mendojnë… se i kemi do refera, do halabakë, mendojnë që kalojnë ato fore. Por, ende do të merrem me ta. Vetëm fillimi është. Edhe do ta shohin në vazhdim ata, ju tregoj atyre, do me flokë me gell, me kerre të mira, me banesa.. ju kallëzoj atyre. Unë menxi një kerr me kredi e kam marrë duke punu, me i pata ata me kerre.. por vijmë te kjo pjesë në emisionet e tjera”, ka thënë Munishi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera