Munishi: Ndaj Feronikelit do të isha i kënaqur me një barazim
Autori: Gazeta inFokus
11:18 | 02 November 2019
Sot me fillim prej orës 13:00 do të luhet derbi i javës së 13-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Në Drenas, skuadra e Feronikelit do ta presë liderin Ballkanin, në një ndeshje e cila pritet të jetë shumë interesante.
Tek vendasit pikërisht në këtë ndeshje do të debutoj edhe trajneri i ri i skuadrës, Agim Sopi i cili është prezantuar gjatë ditës së djeshme.
Pak orë para kësaj ndeshje në një prononcim për KosovaPress, trajneri i skuadrës nga Theranda, Ismet Munishi e ka cilësuar si këtë ndeshje shumë të vështirë për skuadrën e tij.
“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë në Drenas. Feronikeli ka një skuadër shumë të mirë dhe me këtë fond lojtarësh që ka nuk e meriton pozitën se ku gjindet.
Ata do të jenë kandidat për titull deri në fund të sezonit. Mendoj që për skuadrën tonë edhe një barazim do të ishte i mirëseardhur”, tha Munishi.
Ndërsa i pyetur për ndonjë parashikim të mundshëm në rezultatin përfundimtar të ndeshjes, Munishi nuk ka pranuar të përgjigjet.
Kujtojmë që Ballkani është në vendin e parë në renditjen tabelare me gjithsej 26 pikë pas 12 ndeshjeve të zhvilluara ndërsa Nikli gjendet në pozitën e gjashtë me 19 pikë të grumbulluara.

T� tjera
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
































