Sport

Munishi: Kështu i motivoj lojtarët kur jemi duke humbur

Autori: Gazeta inFokus 17:42 | 06 December 2018

Trajneri i Vëllaznimit, Ismet Munishi njihet për deklaratat e tij interesante gjatë gjithë kohës.

E tani ka qenë mysafir në një emision, ku ka marrë një pyetje mjaft të vështirë.

Trajneri i famshëm është pyetur se çfarë fjalimi do ta mbante në zhveshtore nëse skuadra e tij pas pjesës së parë do të ishte në disavantazh prej një goli.

-Advertisement-

Dhe përgjigjja e Munishit ishte kjo: ”Djem, na mundemi me fitu këtë ndeshje, jemi më të mirë se kundërshtari”.

”Është e vërtetë se jemi në disavantazh, por ne kemi mundësi ta fitojmë këtë ndeshje sepse s’jemi më të dobët se ata”.

”Ju jeni djemtë më të mirë në botë, hajde djem, hajde djem”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera