Sport

Munishi: Investoni ose shumë klube rrezikojnë shuarjen (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 30 November 2017

Sporti në Kosovë është në rrezik. Kështu u tha edhe nga Komiteti Olimpik i Kosovës, të cilët kërkuan nga të gjitha Komunat të investojnë më shumë në sporte.

Për këtë ka reaguar edhe trajneri i njohur Ismet Munishi, i cili respekton dhe përkrah fuqishëm kërkesën e KOK-ut.

“E përkrahi fuqishëm kërkesën e Komitetit Olimpik të Kosovës, të mbështetur edhe nga ministri Kujtim Gashi, se kryetarët e rinj të komunave, duhet ta rrisin urgjent buxhetin për klubet sportive. Nëse nuk ndodh kjo dhe vazhdohet me këtë investim, për të mos thënë qesharak, klubet tona do të rrezikojnë seriozisht shuarjen! Është momenti i fundit që komunat të tregojnë vetën dhe të japin më shumë për sportin”, ka shkruar Munishi në rrjetet sociale.

-Advertisement-

Kërkesës së KOK-ut, iu është përgjigjur edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi./IndeksOnline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera