Sport

Munishi: Do jetë një fitore e padiskutueshme për Flamurtarin, ndaj Gjilanit

Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 02 October 2018

Trajneri i njohur kosovar Ismet Munishi e ka favorizuar Flamurtarin për duelin e së enjtes përballë Gjilanin që do zhvillohet në kryeqytet.

I ftuar në emisionin “Dueli Sportiv” në “RTV Dukagjini” tekniku i shumë skuadrave në vend tha se kuqezinjtë janë favorit para gjilanasve, pasi tradicionalisht i kanë triumfuar.

“Do jetë një fitore e padiskutueshme për Flamurtarin, pasi që Flamurtari e ka mposhtur tradicionalisht Gjilanin”, theksoi Munishi.

-Advertisement-

Ish-futbollisti i Flamurtarit tha gjithashtu se në klubin kryeqytetas gjithmonë ka mbretëruar atmosferë e mirë brenda dhomave të zhveshjes, ndaj është një klub qe me fare pak financa mund tu shkaktojë problem ekipeve të tjera në Superligë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera