Lajme

Munguan në Komision, Pal Lekaj ua vendos pagat nëpër karrige deputetëve të Vetëvendosjes

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 03 November 2023

Ka dështuar për herë të gjashtë herë konstituimi i Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore.

Ky dështim ka ndodhur sërish për shkak të të bojkotimit të deputetëve të pozitës për të marr pjesë në mbledhje.

Ka qenë kryesuesi i këtij Komisioni Rashit Qalaj, ai i cili e ka deklaruar të mbyllur këtë mbledhje.

-Advertisement-

E deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka ndërmarrë një aksion simbolik ndaj mosprezencës së deputetëve të Vetëvendosjes në konstituimin e Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore.

Ai ka vendosur në ulëset e deputetëve të munguar nga një letër ku shkruhet paga e tyre që marrin nga Kuvendi i Kosovës, duke marrë për bazë kontekstin nga protesta e policisë që kërkuan paga më të larta e që Qeveria iu përgjigj duke publikuar pagat e tyre me shtesa.

Kujtojmë se në skandalin me furnizimin me rezerva shtetërore dyshohet se janë të përfshirë ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, pronari i “Buke e Zemër”, Ridvan Muharremi dhe disa zyrtarë të tjerë.

Në lidhje me dyshimet për keqpërdorime me rezerva shtetërore, policia pati arrestuar Ridvan Muharremin dhe dy zyrtarë të tjerë.

Të njëjtit me një vendim të Gjykatës së Apelit janë liruar nga paraburgimi për t’u mbrojtur në liri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera