Lajme

Mungon Gjyqtarja, Shtyhet Gjykimi i të Akuzuarit për Terrorizëm

Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 05 June 2017

Për shkak të mungesës së gjyqtares është shtyrë seanca e gjykimit të Sokol Morinës, i akuzuar për pjesëmarrje në grupe terroriste.

 Kryetari i trupit gjykues, Sylë Lokaj, tha se sot në mëngjes kanë marrë lajmin se gjyqtarja Lumturije Muhaxheri ka rast vdekjeje në familjen e saj.

“Sot kam marr informatën se anëtarja e trupit gjykues Lumturije Muhaxheri ka një rast vdekje në familje dhe nuk mund të marrë pjesë në shqyrtimin kryesor”, tha Lokaj.

Gjyqtari Lokaj njoftoi se për mosmbajtjen e seancës e ka njoftuar sot edhe prokurorin e Prokurorisë Speciale.

-Advertisement-

Seanca e radhës, ku pritet të jepet fjala përfundimtare e këtij gjykimi, do të mbahet më 4 korrik.

Gjatë seancave të kaluara, i akuzuarit ka deklaruar se nuk ishte pjesë e asnjë organizate terroriste gjatë qëndrimit të tij në Siri.

Muajin e kaluar KALLXO.com raportoi për rrëfimin e të akuzuarit, Sokol Morina, gjatë gjykimit për plagosjen e tij në këmbë gjatë kohës sa ishte në Siri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera