Mungesa e vendkalimit po rrezikon qytetarët në Veternik
Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 12 March 2023
Rruga që shpie nga Prishtina në drejtim të Gjilanit, saktësisht në lagjen në Veternik në Prishtinë, paraqet rrezik të madh për qytetarët. Kjo ngaqë, një pjesë e tyre përgjatë ditës kalojnë mbi pengesa për të dalë në anën tjetër të rrugës, sepse nuk ka vendkalim për këmbësorë.
E numri i aksidenteve që ndodhin në këtë rrugë, nuk është i vogël, shkaku i mungesës së mbikalimit apo nënkalimit, të cilat shihen si zgjidhje për këtë rrugë.
Eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti deklaron se organet kompetente është dashur që të ndërhyjnë sa më parë në rrugën në Veternik dhe jo të pritet që të ndërtohet një mbikalim.
Ahmeti tha se në dhjetë vjetët e fundit, si pasojë e aksidenteve kanë humbur jetën 1 mijë e 317 persona, që është quajtur “Dekada e përgjakshme”.
“Në mungesë të mbikalimit, ndodhin aksidentet për arsye se në të dy anët e rrugës, ka biznese që duhet të ndërlidhen mes vete gjatë tërë ditës, por edhe natën. Si rezultat i kësaj është dashur që organet kompetente të ndërhyjnë sa më parë dhe jo të pritet që të ndërtohet një mbikalim, pastaj për afro 10 kilometra mos të ketë më asnjë ndërtim fare dhe gjendja të jetë e mjerueshme. Arsyeja veç po dihet që këmbësorët nuk kanë mundësi të lëvizin prej njërës anë në anën tjetër të rrugës, dhe si rezultat po ndodhin aksidentet. Për dhjetë vitet e fundit i kemi 1,317 viktima që ka qenë dekada e përgjakshme, është quajtur dhe si rezultat kryesor ka qenë pikërisht shpejtësia e lartë e lëvizjes”, u shpreh Ahmeti.
Sipas tij, zgjidhja për këtë rrugë është dashur të bëhet atëherë kur kanë filluar punimet për zgjerimin e rrugës dhe jo sipas tij, të merren masa kur të ndodhin aksidente.
“Kjo rrugë është dashur të shkojë paralel. Atëherë kur është bërë zgjerimi i rrugës dhe mbikalim apo nënkalim dhe jo të pritet pasi të na ndodhin disa aksidente, të marrim masa në këtë aspekt. Ne i përshtatemi shpejtësisë së lëvizjes, problemi kryesor është problemi subjektiv, ngasësi ai i cili duhet ta përshtatë shpejtësinë e lëvizjes, e një prej problematikave kryesore është mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes”, tha ai për KosovaPress.
Eksperti i komunikacionit nënvizoi se vendosja e vendkalimit për këmbësorë në këtë rrugë nuk është zgjidhje. Zgjidhja e vetme sipas tij, është mbikalimi ose nënkalimi.
“Zebra nuk bën sepse kjo është rrugë nacionale. Nuk ka mundësi për zebra, në qoftë se i vendosim zebrat, pastaj duhet t’i shoqërojmë me sinjalizimin vertikal dhe ka mundësi edhe të mos i respektojnë ngasësit. Zebrat zakonisht nuk bëhen në rrugë nacionale dhe regjinonale. Mbikalim dhe nënkalim, nuk ka mundësi tjetër”, potencoi ai.
Nga statistikat e Policisë së Kosovës, gjatë 24-orëve të fundit kanë ndodhur 28 aksidente trafiku me të lënduar dhe 31 aksidente trafiku me dëme materiale.
Ndërkohë, në muajin maj të vitit 2020, është nënshkruar një marrëveshje ndërmjet ish-ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku dhe ish-kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit, në të cilën në fokus ka qenë ndërtimi i mbikalimit për këmbësorë në lagjen Veternik.
Kanë kaluar gati tri vjet dhe punimet për ndërtimin e këtij mbikalimi ende nuk kanë nisur. Në njoftimin për kontratë të publikuar nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik është bërë e ditur ky ndërtim do të kushtonte mbi 1 milion euro.
Të tjera
-
Kurti takohet me kryeministrin kroat, flasin për Banjskën e dialogun me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot me kryeministrin e Kroa...
-
Peci merr zemër, i fton në debat “dorë për dore” të gjithë ish-ministrat e Bujqësisë
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci u ka bërë thirrje publike të gjithë ish-mini...
-
Sveçla pas aksionit në Pejë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve që merren me veprimtari të tilla
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka përgëzuar Njësitin e Antidro...
-
Rama në Asamblenë e OKB: Kosova, pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar
Kryeministri shqiptar Edi Rama në në sesionin e 79-të të Asamblesë të Për...
-
Abdixhiku viziton një familje në Krushevë të Klinës, thotë se do mbulojnë të gjitha shpenzimet për vitin e parë për të gjithë fëmijët
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vizi...
-
AGK dënon ashpër sụlmin e Kurtit ndaj mediave, tha se paguhen nga regjimet e kaluara
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti li...
-
Gërvalla në takimin ShBA-Karta e Adriatikut: Kosova, e palëkundur për integrime euroatlantike e bashkëpunim rajonal
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në takimin ShB...
-
Largimi i veturave të braktisura, Rama: Qëllimi kryesor i këtij aksioni është përmirësimi i cilësisë së jetës
Në kryeqytet po vazhdon aksioni nga inspektorati për largimin e veturave të b...
-
Persona të maskuar sulmọjnë kryetarin e FFM-së Muamed Sejdinin
Kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë Muamed Sejdini, është sulmuar...
-
Reagime pas ndarjes së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit evropian
Ndarja e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në procesin e integrimit drej...
-
Ish-kryeministri: Kosova do të nis të zbatojë marrëveshjen e Washingtonit në qeverinë e ardhshme
Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avd...
-
Arrestohet në Gjilan i dyshuari për 16 mashtrime
Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar sot të dyshuarin F.S. Policia ka ...