Mungesa e stafit në UP, e paralajmëruar para dy vjetësh
Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 01 July 2017
Pezullimi i 23 programeve në Universitetin e Prishtinës (UP) nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) për mungesë stafi akademik ishte paralajmëruar nga vetë ky Universitet më parë, shkruan sot, gazeta Zeri.
Ish-rektori Ramadan Zejnullahu, sipas një letre të siguruar nga gazeta “Zëri”, në vitin 2015 kishte kërkuar nga AKA-ja që të zgjatet koha e procesit të akreditimit.
“Pas analizave të bëra, e që lidhen me procesin e akreditimit (riakreditimit) të një numri të caktuar të programeve akademike, ju njoftojmë se: Numri i programeve ekzistuese në UP është në shpërputhje me kapacitetet akademike, me të cilat disponon sot UP-ja, por edhe me kapacitetet infrastrukturore dhe laboratorike”, thuhet në këtë letër.
Në shumë njësi akademike ish-rektori paralajmëronte se profilizimi i studimeve ka filluar ende pa u formësuar baza për studime (niveli bachelor) dhe kjo e udhëhequr shpesh, siç shprehet ai në këtë letër, nga “interesa joakademike”.
Në disa raste programet, ai shkruan në letër, reflektojnë jo më shumë se kërkesat e një moduli lënde, e në disa tjera kërkesa për specializim të ngushtë që nuk kërkohet në studimet themelore.
“Në shumë raste programet nuk reflektojnë përshtatje me kërkesat e tregut të punës dhe as me nevojat për profile që fitohen si produkt i programit të caktuar. E tërë kjo ka bërë që sot në UP të jenë aktivë një numër i madh i programeve, të cilat në përputhje me kërkesat e AKA-së për staf akademik të rregullt dhe infrastrukturë përcjellëse nuk mund të akreditohen”, ka paralajmëruar rektori në atë kohë i UP-së, Ramadan Zejnullahu.
Të tjera
-
Vranësira e reshje bore – Parashikimi i motit për fundjavë
Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore....
-
“Në rastin e Banjskës spitali i Mitrovicës s’kishte as penjë” – Deputetja Rrezarta Krasniqi me kritika të forta për gjendjen e shëndetësisë në Kosovë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar m...
-
Virusi i ri kinez mbërrin Shqipëri? – Mjekët thonë se ende nuk ka raste të konfirmuara
Virusi më i ri kinez, apo i njohur me emrin “Metapneumovirusi” mund të jetë d...
-
Kërkohet hetim ndërkombëtar për vrạsjet në qytetin e Cetinjes
Asambleja Komunale e Cetinës kërkoi të premten që personat përgjegjës për sig...
-
Hetimi për sụlmin në Ibër-Lepenc, Verma: FBI po punon me agresivitet për të gjetur sụlmuesit, që ata të japin llogari
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Kosova, pjesëmarrëse në takimin e 15-të në selinë e NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës
Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/...
-
Java e ardhshme me temperatura tipike dimërore, IHMK: Kujdes në komunikacion
Gjatë fundjavës pritet të marrë mot i vranët dhe me reshje bore. Nga Insti...
-
Ferat Shala në Komoran: Ky vit është një vit i fitores të Partisë Demokratike
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shal...
-
Shpresojmë që normalizimi Kosovë-Serbi të çojë te njohja e ndërsjellë, thotë Richard Verma
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Daut Haradinaj në Gjilan: Numri 137 është numri që e nisi dhe do ta përfundojë autostradën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
27-vjeçi ra në lumë në fund të vitit të kaluar, FSK-ja s’e gjeti as sonte
Policia e Kosovës dhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar n...
-
Haradinaj për gratë kosovare: Bartëset e vërteta të ndryshimit dhe zhvillimit
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka mbajtur takim me gra...