Lajme

Mungesa e sinjalizuesve shkaku kryesor i aksidenteve, kështu arsyetohet Ministria e Infrastrukturës

Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 13 December 2021

Mungesa e sinjalizimit horizontal apo vijave të bardha në rrugët e Kosovës është një problem që çdo ditë e më shumë po rrezikon jetën e pjesëmarrësve në trafik, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu të paktën deklaron eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj i cili thotë se mungesa e kësaj sinjalistike është ndër shkaktarët kryesor të aksidenteve në vend.

“Sinjalizimet, duke e shiku në aspektin e sigurisë rrugore janë elemente të faktorit rrugë edhe si elemente të faktorit rrugë e udhëheqin vallen si shkaktarë të aksidenteve në komunikacion”, tha eksperti Dedaj.

-Advertisement-

Ai thotë se 60 për qind të rrugëve nacionale dhe rajonale kanë mungesë të sinjalizimit horizontal.

“Sinjalizimi horizontal në rrugët e Kosovës është në gjendje të mjerueshme”, ka thënë Dedaj për Gazetën Infokus.

E që ka mungesë të sinjalizimit horizontal e pranojnë edhe nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Por ata thonë se vetëm 37 për qind të rrugëve nacionale dhe rajonale janë pa sinjalistike të nevojshme dhe atë qysh nga viti 2016.

Në një prononcim për Gazetën Infokus, këtë gjendje ata e cilësojnë si kryesisht të mirë.

“Gjendja e sinjalistikës në rrugët Nacionale dhe Rajonale është kryesisht e mirë më përjashtim të një pjese të caktuar të rrjetit rrugor qe është në përgjegjësi të MMPHI-së për të cilën nuk ka pasur operator të kontraktuar që nga viti 2016. Në këtë pjesë të pa kontraktuar bëhet fjalë për 37% të të gjitha rrugëve të Republikës së Kosovës të cilat janë në kompetencën e MMPHI-së, pra 37% e rrugëve Nacionale dhe Rajonale janë pa sinjalistikën e nevojshme që nga viti 2016”, kanë thënë nga ministria.

Për më shumë ndiqni storien e realizuar nga Gazeta Infokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera