Sport

Mungesa e Messi-t në miqësore/ Tifozët e Hong Kong-ut do të dëmshpërblehen, por vetëm me një kusht

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 19 March 2024

Ndeshja miqësore e Inter Miami kundër “yjeve” të elitës së futbollit në Hong Kong, e luajtur më 4 shkurt, është kthyer në një çështje jo vetëm sportive, por edhe politike.

Arsyeja është mungesa e Lionel Messi-t, kampionit të botës që ishte i shumë pritur nga tifozët vendas, por që i zhgënjeu duke mos luajtur.

38 mijë tifozët e pranishëm në stadium, të cilët paguan biletat nga 115 deri në 600 euro, reaguan kundër yllit argjentinas dhe ndaj David Beckham, pronar i Inter Miami-t, pasi kuptuan se as kampioni argjentinas dhe as Luis Suarez nuk do të dilnin në fushë.

-Advertisement-

Një mungesë e shpjeguar më vonë nga vetë Messi: “E vërteta është se ishte për të ardhur keq që nuk isha i pranishëm në ndeshjen e Hong Kongu-t. Kundër Al-Hilal ndjeva problem muskulor dhe në ndeshjen e ardhshme, kundër Al -Nassr luajta pak për të parë si ndihesha. Pastaj bëra rezonancën dhe më doli që kisha një edemë. Fatkeqësisht këto janë pjesë e futbollit, në çdo ndeshje mund të ketë një dëmtimi. Ndodhi që nuk pata mundësi që të luaja në ndeshjen ndaj Hong Kong-ut sepse dua të jem gjithmonë atje, veçanërisht kur udhëtojmë kaq larg dhe njerëzit janë të emocionuar kur na shohin.”

Këtë të martë, organizatori i eventit njoftoi se do të rimbursojë pjesërisht biletat “e blera përmes kanaleve zyrtare”, deri në 50%, për sa kohë ata heqin dorë nga “çdo veprim ligjor”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera