Lajme

Mungesa e kuorumit, pamundëson shkarkimin e Dërgutit

Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 03 May 2018

Pas vazhdimit të seancës të Kuvendit të Kosovës, shumica e deputetëve nuk janë kthyer në sallë.

E mungesa e kuorumit ka pamundësuar shkarkimin e nënkryetares së Kuvendit, Aida Dërguti, shkruan Infokusi.com.

Udhëheqësi i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka bërë të ditur se në sallë nuk ka kuorum të mjaftueshëm që hidhet në votim shkarkimi i Dërgutit.

-Advertisement-

‘Çështja e pikës se propozuar nga Vetëvendosje duhet ti ketë 2/3 për tu votuar dhe nuk kemi deputetë të pranishëm në sallë për tu votuar’, ka thënë Haliti.

Grupi Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka propozuar si pikë të rendit të ditës shkarkimin e nënkryetares së Kuvendit, Aida Dërguti.

Mëngjesin e së enjtes Infokusi ka raportuar për emërimin e Dërgutitt në pozitën e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës.

Bazuar në rregulloren e Kuvendit të Kosovës Dërguti është emëruar kundërligjshëm, neni 12 pika 3 thotë se kandidatët për nënkryetar të Kuvendit zgjidhen me shumicë votash të deputetëve./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera