Lajme

Mungesa e energjisë në Florida 8 persona të vdekur në një azil

Autori: Gazeta inFokus 09:05 | 14 September 2017

8 persona kanë humbur jetën në një azil për të moshuarit, në Florida si pasojë e uraganit Irma, i cili e la qytetin pa energji elektrike.

Policia evakuoi të mërkurën rreth 120 banorë të azilit, të cilët kishin filluar të ndjeheshin keq për shkak të mungesës së ajrit të kondicionuar.

Temperaturat e ulëta ishin 26 gradë celsius të mërkurën, në zonë.

-Advertisement-

Kryebashkiakja e kontesë Borward, Barbara Sharief tha se 3 persona ishin gjetur të vdekur në azilin Hollywood Hills, ndërsa 5 të tjerë kishin humbur jetën në spital. 10 milionë njerëz vazhdojnë të jenë pa energji elektrike në Florida, Xhorxha dhe në 2 Karolinat, pas uraganit.

Irma, që mori më shumë se 20 jetë njerëzish në Shtetet e Bashkuara, goditi Floridan jugore të dielën në mëngjes, si një stuhi e kategorisë së katërt, përpara se të zbutej në stuhi tropikale, të hënën.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera