Fun & Video

A mund ta kaloni këtë test të inteligjencës? (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 17 July 2017

Mendoni se e njihni mirë matematikën? Ndoshta dëshironi ta provoni testin më poshtë për ta parë se sa e dini.

Një test i çuditshëm i inteligjencës, në të cilin duhet shtuar një sekuencë numrash, është bërë hit në internet – duke i lënë përdoruesit të hutuar.

Testi, i krijuar nga Go Tumble dhe i shpërndarë në Wikr, iu kërkon përdoruesve që të “mendojnë jashtë kutisë” duke nxjerrë dy përgjigje të ndryshme por të sakta të një serie ekuacionesh.

-Advertisement-

Sipas krijuesit, vetëm një në 1,000 njerëz mund ta gjejnë përgjigjen e dytë të mundshme të testit, a mundeni ju?

ZGJIDHJA 1

Krijuesi shpjegon se shumica e njerëzve fillojnë duke shtuar 1+4 për të nxjerrë përgjigjen 5. Më pas shtojnë 2+5 tek shuma e 5 për të nxjerrë përgjigjen 12, transmeton Gazeta Express.

Shumica e përdoruesve do të përdorin procesin e njëjtë në rreshtin tjetër, duke shtuar 3+6 për të nxjerrë 9, dhe më pas duke shtuar 9 tek kjo shumë në ekuacionin (12) për të nxjerrë 21.

Në fazën e fundit, përdoruesit shtojnë 8+11 për të nxjerrë 19, para se ta shtojnë atë tek shuma e rreshtit të mëparshëm (21) për të nxjerrë 40.

Përderisa krijuesit thonë se 40 është përgjigja e saktë dhe më e pranueshme, ka edhe një tjetër përgjigje – dhe vetëm pak njerëz do ta arrijnë atë.

ZGJIDHJA 2

Përderisa krijuesit thnë se, natyrisht, 1+4=5, njerëzit inteligjentë do ta nxjerrin këtë përgjigje duke shtuar 1 tek 4×1.

Duke përdorur këtë formulë, ata shtojnë 2 tek 2×5 për të nxjerrë 12. Më pas shtojnë 3 tek 6×3 për të nxjerrë 21.

Dhe për të arritur përgjigjen përfundimtare dhe alternative, ata shtojnë 8 tek 11×8 për të nxjerrë 96.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera