Sport

Muller mbron Ancelottin: Problemet nuk erdhën nga ai

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 12 October 2017

“Shumë nga problemet tona janë krijuar nga skuadra, pasi nuk ka treguar nivelin që pritet. Duhet të jemi realist dhe Carlo Ancelotti nuk duhet të konsiderohet “kokë turku”. Janë fjalë të thëna jo nga një drejtues i Bayern Munich afër trajnerit emilian, i cili u shkarkua në fund të shtatorit, dhe as nga futbollistët që me të kishin gjetur hapësira ndaj senatorëve.

Jo, ai që ka dalë në mbrojtje të Ancelotti-t është Thomas Muller, pikërisht një nga veteranët e skuadrës i spostuar në stol nga ish-trajneri i Milan-it dhe Real Madrid-it. Madje një nga lojarët e cilësuar nga shtypi gjerman si përgjegjës për largimin e italiani, shkruan Telesport.

Dalja surprizë e sulmuesit gjerman 28-vjeçar ka ndodhur gjatë një aktiviteti tregtar ku ishte pjesëmarrës. Muller, së bashku me Robben, Ribery dhe Boateng, ishte një nga të pakënaqurit e mëdhenj gjatë drejtimit të Ancelotti-t. Qëndrimet e tij në stol, gjithnjë e më të shpeshta kohët e fundit, krijuan një zhurmë të madhe në Gjermani, ndërsa ish-trajneri kishte thënë: “Nuk mund t’ia garantoj vendin askujt. Kjo vlen edhe për të”.

-Advertisement-

Tashmë në drejtimin e Bayern është rikthyer Heynckes: “Shpresojmë që më ndërrimin e trajnerit të detyrohemi të marrim rezultate më të mira. Për këtë ndodhi ndryshimi. Kemi shumë kujtime të mira me Heynckes, me të cilin kemi fituar “Tre Trofetë”. Por duhet të jemi të vetëdijshëm se disa nga paraqitjet mund të kritikohen. Duhet t’i hedhim hapat një nga një. Nuk është se krejt papritur do të luajmë një futboll jashtëtokësor”, përfundoi Muller.

Pas shtatë javësh, Bayern Munich renditet i dyti në Bundesliga me 5 pikë më pak se Borussia Dortmund kryesuse me 19. Ndërkohë sfida e parë e Heynckes në stolin e bavarezëve këtë sezon është në kampionat ndaj Freiburgut më 14 tetor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera