Lajme

Muja: Vendimi për të mos lëshuar targa ilegale ishte darkoduar edhe në vitin 2011 e 2016, por nuk ishte zbatuar asnjëherë

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 24 November 2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, në seancën e sotme të Kuvendit ka folur për marrëveshjen e arritur mes Kosovës e Serbisë në Bruksel lidhur me çështjen e targave.

Ai ka thënë se kjo marrëveshje erdhi si pasojë e vendosmërisë së Qeverisë së Kosovës për të ushtruar sovranitetin dhe për të luftuar bandat kriminale në veri.

Muja para deputetëve është shprehur se vendimi i Serbisë për të mos lëshuar targa ilegale ishte darkoduar edhe në vitin 2011 dhe 2016, por nuk ishte zbatuar asnjëherë.

-Advertisement-

“Tërheqje të tilla të Serbisë brenda një periudhe të shkurtër janë manifestuar edhe te pranimi i letërnjoftimeve të Kosovës, pranimi i targave të Kosovës, heqja e taksës kufitare për qarkullim. Ngjashëm Serbia është detyruar ta pranojë marrëveshjen për energjinë dhe eliminimin e zgjedhjeve nga strukturat paralele serbe. Ishte qasja dhe vendosmëria e Qeverisë së Kosovës për të ushtruar sovranitetin që kanë prodhuar këto efekte”, ka deklaruar ai.

Ai tutje ka thënë se Ngjarjet e fundit dhe marrëveshja e arritur dje manifestojnë ndryshim rrënjësor në pozitën e Kosovës karshi proceseve rajonale dhe atij të normalizim it të marrëdhënieve me Serbinë.

Mes tjerash, Muja ka deklaruar se “qasja racionale e peshimit të opsioneve dhe skenarëve bëhen shpesh pre e sulmeve klishe nga dezinformatorë të skenës politike në Kosovë, por edhe profiterë të status-quos dhjetëvjeçare”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera