Lajme

Muja thotë se pagat në RTK kanë dalë jashtë kontrollit, drejtori: Është e vërtetë

Autori: Gazeta inFokus 12:33 | 28 April 2021

Kryetari i Komisionit për Buxhet, Armend Muja, ka thënë se shpenzimet për paga në Radio Televizionin e Kosovës kanë dalë jashtë kontrollit nga viti 2018.

Drejtori i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati, që po merr pjesë në mbledhjen e këtij komisioni ku është duke u shqyrtuar raporti financiar i televizionit publik, tha se është e vërtetë që ka rritje të vazhdueshme të pagave, ndërsa shtoi se nuk po punësohet punëtorë të rinj.

Abdixhiku në takim me raportuesen e Kosovës në PE, flasin për reformat në LDK e qëndrimin për dialogun
“Arsyeja pse janë rritur është se rregulloret dhe ligji i RTK-së parasheh që çdo vit punëtorëve të RTK-së t’u rritet paga për 0.5%”, tha ai.

-Advertisement-

“Punëtorëve u takon që pas një përvoje të punës të avancohen dhe kjo normalisht e rrit edhe buxhetin e pagave”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera