Lajme

Muja: Përveç Bedri Hamzës s’ka kandidat tjetër që do ta rrezikonte Albin Kurtin

Autori: Islam Morina 18:41 | 02 December 2021

Vëllai i Armend Mujës, Gazmendi, ka thënë se Bedri Hamza do të ishte i vetmi kandidat që do ta rrezikonte kryeministrin Albin Kurti, në rast të shkuarjes në zgjedhje të parakohshme.

Ai ka thënë se në një rast të tillë Mitrovica do të shkonte sërish në zgjedhje parakohshme, sepse Bedri Hamza do të duhej të jetë kandidat për kryeministër të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

“Shkuarja eventuale në zgjedhje të parakohshme siç po kërkohet nga disa politikan-kryesisht të PDK-s, nenkupton që Mitrovica do duhej të shkonte prap në zgjedhje të jashtzakonshme!-sepse Bedri Hamza do duhej të jetë kandidat për Kryeministēr të Kosovës nga PDK-ja.

-Advertisement-

Perndryshe nuk ka ndonjë kandidat serioz që do ta rrezikonte Kurtin!”, ka shkruar Gazmend Muja në Facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera