Lajme

Muja paraqet raportin e Komisionit mbi ndarjet buxhetore për vitin 2023

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 15 December 2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, gjatë seancës plenare në Kuvend, në cilësinë e kryetarit të Komisionit për Buxhet dhe Financa, ka paraqitur raportin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023.

Ai ka njoftuar se ky projektligj tanimë është shqyrtuar, teksa ka kërkuar të miratohet.

“Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, në bazë të neneve 80 dhe 81 të rregullores së Kuvendit, është shqyrtuar projektligji 08 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023. Që ky ligj të miratohet për buxhetin e Kosovës për vitin 2023 me amendamentet e propozuara nga Komisioni Funksional, të miratohet”, deklaroi Muja para deputetëve.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera