Muja: Nuk e votoj demarkacionin, nuk e garantoj votën kundër qeverisë nesër
Autori: Gazeta inFokus 17:37 | 09 May 2017
Pas takimit me deputetët e LDK-së, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawi, ka ftuar në takim edhe deputetët e PDK-së, që janë kundër ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi. Në takim ishin ftuar deputetët Shaip Muja e Nait Hasani nga PDK-ja, deputetja Labinotë Demi-Murtezi nga PD-ja dhe Raif Qela nga Lëvizja për Bashkim, ku të dy këto parti janë në koalicion me PDK-në.
Pas takimit deputeti i PDK-së Shaip Muja tha se ambasadori amerikan i ka ftuar për konsulta, porse ai nuk do ta ndryshojë qëndrimin kundër demarkacionit.
Muja: S’kam ndryshuar qëndrim, nuk e votoj demarkacionin
“Jo, jo, unë nuk jam kundër demarkacionit, por kundër këtij versioni. Jo, jo nuk e votoj unë këtë”, tha Muja.
Madje, deputeti Muja shtoi se nuk garanton nëse vota e tij nesër do të jetë kundër qeverisë.
Muja: S’garantoj që nesër votat ime s’do të jetë kundër qeverisë
“Ne e dimë që situata është shumë e tensionuar, por problemi i krijuar që tri vite nuk mund të zgjidhet brenda tri dite dhe tash janë përzier dy tema, që është edhe demarkacioni edhe Qeveria. Unë nuk jam nënshkrues i mocionit, por nuk garantoj që nuk do të votoj kundër dhe qeverinë, sepse kjo formë e tensionimit është e pa tolerueshme”, theksoi ai.
Deputeti Muja mohoi që ambasadori Delawi t’iu ketë kërkuar atyre që ta votojnë marrëveshjen për demarkacionin në çdo formë.
Muja: Ambasadori nuk na kërkoi ta votojmë demarkacionin
“Ishte vetëm i interesuar dhe është përkushtim i shteteve të bashkuara që të gjejmë një zgjidhje, por problemi është te Qeveria e Kosovës e nuk është te deputetët…jo, jo”, u shpreh ai.
Gjatë ditës ambasadori Delawi ka marrë pjesë edhe në mbledhjen e Grupit Parlamentar të LDK-së pikërisht për të diskutuar rreth demarkacionit. Pas mbledhjes zyrtarë të kësaj partie theksuan se LDK do të jetë unike për demarkacionin.
Të tjera
-
Nenad Rashiq i indinjuar që serbët autentikë të Kosovës janë ende jashtë procesit të dialogut
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se nuk pret asgjë ...
-
Çitaku: Për ata që po ngrisin pikëpyetje, Mitrovica e Jugut është komuna e parë për numrin e premtimeve të realizuara
Pas një aksioni të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicën e Jugut...
-
Tensionohet situata në Shqipëri, protestuesit konfrontohen me policinë
Ka patur tensione të forta në sheshin “Willson” mes protestusve dhe policisë....
-
“Bajrami ka “avulluar” 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore”, deputetja e LDK’së – Bajqinovcit: A ka njeri normal që të beson?
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar sot ndaj postimit të deputetit...
-
30 ditë paraburgim ndaj tre serbëve që provokuan në Deçan
Ne Gjykaten Themelore në Pejë – Dega në Deçan sot është mbajtur seanca për ca...
-
Dy shqiptare kapen me 30 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar
Dy gra shqiptare janë kapur duke trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipë...
-
Profesori i gazetarisë e quan “mafiozitet editorial” lajmin e rremë të publikuar nga RTK-ja
Profesori universitar i gazetarisë, Milazim Krasniqi, e ka quajtur “mafiozite...
-
VV: Komuna e Prishtinës ka lidhur 114 kontrata njëburimore në vitet 2021-2024
Debati për kontratat njëburimore mes VV-së dhe LDK-së, është intensifikuar. ...
-
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më ktheve në të kaluarën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga Hardtalk i BBC-së, n...
-
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Nikolla nga Mitrovica e Veriut beson se pjesëtarët e komunitetit serb në Koso...
-
KFOR-i patrullon në malet e Zubin Potokut
Ushtarët letonezë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR...
-
Bajqinovci: Hykmetes iu paskan avullu edhe 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, MefaIL Bajqinobvi, ka thënë se tashmë nuk k...