Lajme

Muja: Nuk do të ketë ndarje të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 21:48 | 27 December 2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka deklaruar se nuk do të ketë ndarje të Kosovës ashtu, siç sipas tij, po pretendojnë serbët.

Sipas Mujës, serbët po trimërohen nga Rusia.

“Fuqizimin e dytë këta e kanë pasë që s’lidhet fare me Kosovën, por është një faktor i jashtëm. 25 shkurti i vitit 2022 kur Rusia ndërhyri në Ukrainë. D.t.th. ajo çfarë këta i trimëron është jetësimi i projektit politik, pra që është ndarja e Kosovës. Këta po i lypin konditat aleatë po mundësisht me gjetë edhe faktorë politik këtu që ua pranojnë atë”, tha ai.

-Advertisement-

Tutje deputeti i VV-së, tha se pretendimet e Serbisë për ndarje të Kosovës dhe mendësia e paqësimit të Serbisë tashmë është bërë problem rajonal, madje sipas tij, duhet të trajtohet me një qasje rajonale.

“Më lejo ta them një mesazh të qartë. E para e punës është nuk do të ketë ndarje të Kosovës siç ata po e aspirojnë. E dyta është nuk do të ketë në Kosovë më mendësi të paqësimit të Serbisë, le ta paqësojnë veten ata jo në dëm të Kosovës. Dhe e treta është me rëndësi sepse kjo tashmë është bërë problem rajonal sepse është duke ndodh në Mal të Zi, Bosnjë dhe Kosovë forcat që vijnë ata kalorësit e tyre të ekstremit të djathtë qarkullojnë që nga Banja Lluka deri në veri të Mitrovicës, shkojnë edhe në Bjellopolje në Mal të Zi nganjëherë. Janë ndjek këta janë kalorësa të Putinit dhe mendoj që duhet të trajtohen këta rajonalisht, kërkohet një qasje rajonale”, shtoi Muja në emisionin “Këndi i Debatit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera