Lajme

Muja: Në veri ka milici fashiste të dirigjuar nga Vuçiqi

Autori: Gazeta inFokus 22:39 | 31 May 2023

Deputeti i LVV-së, Armend Muja, ka deklaruar se në veri ekziston një “milici fashiste e cila dirigjohet nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq”. Sipas tij, ndikim në veri ka edhe shefi i  BIA-s Aleksandar Vulin e nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Muja, në Debat Plus të RTV Dukagjini, ka thënë se në veri grupet kriminale nuk veprojnë vetëm kundër shqiptarëve, por edhe ndaj serbëve që mendojnë ndryshe nga ta.

“S’kemi problem me popullsinë lokale, rreziku është nga ta. Këta kanë problem edhe me serbë që mendojnë ndryshe. Ua digjnin veturat serbëve që i ndërronin targat”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Tutje, ai i ka cilësuar të pamatura disa deklarata pas aksionit të policisë në veri.

Ai e përmendi edhe raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola van Cramon, e cila sipas tij, nuk ka vepruar drejt kur i ka qortuar policët e Kosovës në veri.

“Në disa raste kishte reagime të pamatura në Kosovë, duhet të peshohen mirë deklaratat. Duhet të jenë të kujdesshme, sepse keqpërdoren nga grupe kriminale. Unë mendoj që ato deklarata shkaktuan pasoja”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera