Lajme

Muja: Me Nagip Krasniqin, KEK-u ka dalë mbi 100 milionë euro fitim

Autori: Gazeta inFokus 22:31 | 03 May 2023

Deputeti i VV-së, Armend Muja, ka komentuar në emisionin Pressing në T7 arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Ai ka thënë se brenda ndërrmarjeve publike ka “xhelozi” dhe se Krasniqi është “njeri i mirë”

“Nagipi është njeri i mirë. Ka ndonjëherë edhe xhelozi brenda ndërrmarjeve publike. Është ego personale. Por drejtimi i gishtit ndaj njëri tjetrit është joprofesional. Të dhënat nga ATK tregojnë që performancat po përmirësohen. Unë jam në Komision dhe e di cdo kontratë”, tha ai.

-Advertisement-

Tutje ai tha se prej që VV ka marrë pushtetin, KEK-u ka regjistruar mbi 100 milionë euro fitim.

“Shikoni të dhënat, nga 154 milionë euro që ka qenë në kohën LDK-PDK ka arrit në 286 milionë euro., KEK-u ka arrit mbi 100 milionë euro fitim”, përfundoi ai.

Hulumtimi i Infokusit se KEK-u tregtoi energji me kompani të pa licencuar në Kosovë, çfarë kishte thënë Nagip Krasniqi në komisionin parlamentar?

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera