Lajme

Muharremi shprehet kritik: Ende nuk kemi dalur tek epoka e interesit publik

Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 17 October 2023

Njohësi i çështjeve për integrime evropiane, Shenoll Muharremi, është treguar kritik për fokusin dhe diskutimet të cilat sipas tij po bëhen për interesa të grupeve e sidomos partive politike.

Përmes një postimi në Facebook, Muharremi ka thënë se ende nuk kemi kaluar tek ajo epokë ku interesi publik vihet në rend të parë dhe fokusi kryesor i diskutimit bazohet në të.

“Të krijohet përshtypja që ende nuk kemi dalur tek epoka e interesit publik dhe qytetar. Shumica e fokusit dhe diskutimit duket që bëhet për interese të grupeve dhe sidomos partive politike. S’ka jetë, ka politikë.. Një qëllim ultimat duket aktualisht me qenë ‘marrja e qeverisë’ si qëllim në vete e jo për shembull përmirësimi i kualitetit të jetës për qytetarët apo kushteve të biznes bërjes”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Sipas tij, temat si dhuna gjinore, rritja e çmimeve, arsimi, ekonomia e shumë tjera nuk po marrin vëmendjen e duhur.

“Tamat publike si rastet e dhuna gjinore, inflacioni apo rritja e çmimeve, kosto astronomike e jetesës, kualiteti i shëndetit publik përfshi ajrin toksik.. arsimi, ekonomia, mirëqenia e familjes nuk duket që atraktojnë shumë fokus dhe diskutim dhe interes publik. Janë tema që marrin vëmendjen 2-3 ditë kur ka kriza dhe pastaj avullohen nga interesi publik.

As trafiku kaotik, mungesa e kushteve dhe ambientit për biznese, migrimi dramatik jashtë vendit vitet e fundit nuk zënë vend në diskurs dhe veprim publik. Sipas të dhënave zyrtare gjithashtu mbi 700,000 persona janë jashtë tregut të punës apo të papunë, por kot.. as ë është një ndër çështjet kryesore”, ka shkruar tutje Muharremi.

Postimi i plotë:

A ka ende interes publik në Kosovë?

Të krijohet përshtypja që ende nuk kemi dalur tek epoka e interesit publik dhe qytetar. Shumica e fokusit dhe diskutimit duket që bëhet për interese të grupeve dhe sidomos partive politike. Ska jetë, ka politikë.. Një qëllim ultimat duket aktualisht me qenë ‘marrja e qeverisë’ si qëllim në vete e jo përshembull përmirësimi i kualitetit të jetës për qytetarët apo kushteve të biznesbërjes.

Tamat publike si rastet e dhuna gjinore, inflacioni apo rritja e çmimeve, kosto astronomike e jetesës, kualiteti i shëndetit publik përfshi ajrin toksik.. arsimi, ekonomia, mirëqenia e familjes nuk duket që atraktojnë shumë fokus dhe diskutim dhe interes publik. Janë tema që marrin vëmendjen 2-3 ditë kur ka kriza dhe pastaj avullohen nga interesi publik.

As trafiku kaotik, mungesa e kushteve dhe ambientit për biznese, migrimi dramatik jashtë vendit vitet e fundit nuk zënë vend në diskurs dhe veprim publik. Sipas të dhënave zytare gjithashtu mbi 700,000 persona janë jashtë tregut të punës apo të papunë, por kot.. as që është një ndër çështjet kryesore.

Ska si pos të pyesim nëse ka ende dhe ekziston interesi publik në Kosovë? Mesiguri ekziston, por tepër i zbehtë krahasuar me interest e partive politike dhe grupeve të interesit. Publiku është totalisht në rrjetën e politikës dhe interesi i politikës po mbizotëron mbi atë të publikut dhe qytetarëve aktualisht. Populli po i shërben politikës, e jo politika qytetarëve dhe komuniteteve.

Ndoshta kjo edhe është normale për shoqëritë në zhvillim. Ne kemi pasur kushte shumë më të vështira socio-ekonomike dhe tama kryesore për disa dekada ka qenë mbi-jetesa. Tashmë vitet e fundit kanë filluar të forcohen individët dhe grupet e interesit.

Ndoshta është proces normal ku fillimisht duhet të forcohen njësitë më të vogla (individ, familje, group) që pastaj të filloj të krijohet interesit publik. Nëse kjo tezë ka logjikë, atëherë ne jemi në fazën më infante të krijimit të interesit publik. Rrjedhimisht, vitet dhe dekadat e ardhshme, është normale të pritet të forcohet intersit publik e me të edhe përmirësimi i kushteve socio-ekonomike, politike dhe qytetare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera